“Dihet për kënd” – Edon Zhegrova e ka kryer obligimin, ka votuar me postë (VIDEO) NULL NULL 28.01.2025 22:24 28.01.2025 22:24 Kandidati që i hyri garës për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lulzim Zhegrova, në intervistën në Rubikon, tregoi se ka marrë bekimin edhe nga familja për këtë rrugëtim të ri që ka nisur. “Më ka përkrah edhe bashkëshortja edhe Edoni – bab tha, ke me pas edhe përkrahjen time. Edoni është regjistru me votu me postë edhe e ka kry obligimin edhe ta shohim si po shkojnë punët”, tha ai. I pyetur se për kënd ka votuar futbollisti Edoni, Lulzimi është përgjigjur shkurt: “Dihet”. Zhegrova, që vjen nga Komuna e Lipjanit, e që zyrtarisht ndodhet në fushatë, tha se nuk është i lehtë për të krejt ky proces. “Nuk është shumë e lehtë, se duhet me i taku qytetarët, me jau jep dorën, me i përshëndet, me u tregu për planet. Bisedoj shumë për futbollin, si më shohin me flasin menjëherë për Edonin, si është, si po i shkon. Duhet të jesh aktiv çdo herë i afërt me qytetarët. Jam më i fokusuar në rajonin e Lipjanit”, tha Zhegrova.