Testi i SpaceX Starship dështon pas lëshimit në Teksas, kapsula kthehet në vendin e nisjes (VIDEO) NULL NULL 17.01.2025 16:53 17.01.2025 16:53 Testi i fundit i raketës gjigante Starship të Space X ka dështuar, pak minuta pas lëshimit. Zyrtarët në kompaninë e Elon Musk thanë se shkalla e sipërme e anies ishte humbur pas problemeve të zhvilluara pas nisjes nga Teksasi të enjten. Por kapsula Super Heavy arriti të kthehej në platformën e tij të lëshimit siç ishte planifikuar, duke shkaktuar duartrokitje nga ekipet e kontrollit tokësor. Misioni erdhi disa orë pas fluturimit të parë të sistemit raketor Blue Origin Neë Glenn, i mbështetur nga shefi i Amazon, Jeff Bezos. Të dy miliarderët e teknologjisë duan të dominojnë tregun e automjeteve hapësinore. “Starship përjetoi një çmontim të shpejtë të paplanifikuar gjatë djegies së tij në ngjitje. Ekipet do të vazhdojnë të shqyrtojnë të dhënat nga testi i sotëm i fluturimit për të kuptuar më mirë shkakun rrënjësor,” postoi SpaceX në X. “Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe fluturimi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.