Gjendet i vdekur një burrë në Lezhë NULL NULL 17.01.2025 15:27 17.01.2025 15:27 Ambulanca, Shqipëri - Foto ilustruese Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës. Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dajç të Lezhës. Sipas Top Channel, viktima është Arben Gazulli, 53-vjeçar, transmeton Klankosova.tv. I ndjeri raportohet se është gjetur pothuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë vdekur kohë më parë, por kjo edhe nuk është konstatuar. Trupi është dërguar në Morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes.