Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kualifikimet për Evropianin e Futsallit: Dalin në shitje biletat për Francë-Kosovë

NULL NULL
14.01.2025 16:30
Posteri për ndeshjen Francë-Kosovë për Kualifikimet për Evropianin në Futsall, 2026.

Biletat për ndeshjen mes ekipit francez të futsallit dhe atij të Kosovës, e cila do të luhet më 4 shkurt nga ora 20:00 në Futuroscope Arena në Poitiers (Vienne, Francë) kanë dalë në shitje sot.

Ato mund t’i gjeni në ueb-faqen zyrtare të biletave të FFF-së: SHITJA E BILETAVE.

“Les Bleus” (të rankuar në vendin e 10-të sipas klasifikimeve botërore të FIFA-s dhe gjysmëfinalistë në Botërorin e Futsallit të FIFA-s në Uzbekistan më 2024) do të jenë nikoqirë të Kosovës (e 64-ta në FIFA) për herë të parë në historinë e tyre në kuadër të kualifikimeve për kampionatin e ardhshëm të UEFA Evropianit në Futsall, i cili do të mbahet në Lituani dhe Letoni nga 18 janari deri më 8 shkurt, 2026.

Çmimet e biletave variojnë nga 5 euro deri në 15 euro.

Pos me Francën, “Dardanët” do të kenë punë edhe me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë në grupin 10.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.

10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në “Play-Off” ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Evropianit të Futsallit.

Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme