Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja kush shkon në nominim këtë javë

NULL NULL
06.01.2025 21:02
Big Brother VIP Kosova
Big Brother VIP Kosova

01:35 – Kush rrezikon të eliminohet këtë të premte, sipas Milaim Zekës?!

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka treguar se kush janë më të rrezikuarit në nominimet e kësaj jave.

Ai thotë se në bazë të sjelljeve që ka bërë brenda në shtëpi është Xuxi, si më i rrezikuari.

“Më të rrezikuarit në bazë të sjelljeve, agresivitetit, sharjeve, brutalitetit, gjithçka veç zi e zi, Xuxin si më të rrezikuarin. Leo është e vërtetë që s’po bën lojë, e trazoi gjithë bigun, me nominimin super inatçor”, u shpreh Milaimi.


01:33 – Kë e sheh të rrezikuar nga nominimi i kësaj jave, Olta Gixhari?

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se më së shumti nga nominimi i kësaj jave është Leo.

“Fansat e Drilonit dhe Gjestit do të bëhen bashkë dhe do të reagojnë ndaj Leo-s”, u shpreh Olta.

Kujtojmë se në nominim janë Sara, Rovena, Leo dhe Xuxi, dhe Xheneta që është në nominim të përhershëm.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


01:21 – Ja kush shkon në nominim këtë javë

Të nominuarit e kësaj jave janë Sara, Rovena, Leo dhe Xuxi, dhe Xheneta që është në nominim të përhershëm.

Më poshtë gjeni listën e banorëve se kë nominuan ata:

Drenusha: Sara dhe Rovena;

Rovena: Xuxi dhe Drenusha;

Leo: Sara dhe Driloni;

Xheneta: Sara dhe Rovena;

Drilon: Leo dhe Drenusha;

Gresa: Rovena dhe Leo;

Vullneti: Xuxi dhe Gresa;

Sara: Xuxi dhe Leo;

Xuxi: Rovena dhe Vullneti.


01:14 – Leo, Gjestit: Ta marova kulaçin! (VIDEO)

Leo ka pasur disa fjalë për Gjestin, pasi ky i fundit u eliminua në nominimin kokë me kokë me Drilonin.

Ai e potencoi edhe njëherë se këtë gjë e bëri për femrën e tij, Lelën.

“Mu dhimbtë Gjesti, Natyrisht e kam pasur një raport të mirë me Gjestin, kemi bërë plane bashkë. Është loja, duhej me u hakmarrë për femrën time. Gjest ta marova kulaçin”, u shpreh Leo.


00:54 – Driloni për Gjestin: Shtëpia do të jetë e thatë pa të (VIDEO)

Driloni ka falënderuar të gjithë votuesit për vazhdimin e qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Driloni megjithatë u shpreh se shtëpia do të jetë e thatë pa Gjestin, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


00:49 – Gjesti: E prisja që do të dal, e prisja dhe nominimin e Leos (VIDEO)

Gjesti, pasi doli nga shtëpia ka thënë se e ka pritur që të dalë nga shtëpia.

Ai madje tha se e priste edhe nominimin e Leos, ndërsa shton se nuk e kishe për hakmarrje ndaj Lelës këtë veprim, transmeton Klankosova.tv.

“E kam prit që dal unë edhe në nominim të Leos, por edhe nga shtëpia. Por Leo nuk ka mundur tjetër qysh me na qit, nuk e ka hakmarrje ndaj Lelës, por s’ka mundur me na qit tjetër qysh”, u shpreh Gjesti.


00:46 – Xheneta plas në vaj pas largimit të Gjestit (VIDEO)

Xheneta ka shpërthyer në lot pas largimit të Gjestit.

Ajo filloi të qajë pandalur, duke mos e duruar largimin e tij.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


00:44 – Gjesti ia jep dorën Leos: Na çove dëm (VIDEO)

Është Gjesti, i cili është eliminuar në nominimin kokë më kokë me Drilonin në Big Brother VIP Kosova 3.

Banorët një nga një e përcollën Gjestin nga shtëpia me lot dhe përqafime.

Gjesti u përshëndet edhe me Leon, i cili e coi në nominim.

“Na çove dëm”, u shpreh Gjesti.

Momentin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme:


00:42 – I gjithë publiku në studio në këmbë, Gjesti pritet me duartrokitje (VIDEO)

Gjesti është i eliminuari nga nominimi kokë më kokë me Drilonin në Big Brother VIP Kosova 3.

Gjesti u prit me duartrokitje të mëdha teksa i gjithë publiku në studio u ngrit në këmbë për të, transmeton Klankosova.tv.

Për të parë pritjen që iu bë Gjestit në studio, klikoni videon në linkun më poshtë.


00:39 – Gjesti ia uron fitoren Drilonit: E meriton (VIDEO)

Gjesti është banori që u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Drilonin.

Duke u përshëndetur me të gjithë, Gjesti dha një urim vetëm për një person, dhe ishte pikërisht Driloni, transmeton Klankosova.tv.

“Ia uroj fitoren Drilonit, e meriton”, u shpreh Gjesti teksa e përqafonte Drilonin.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


00:31 – Nominimi kokë më kokë, thyen rekordet e votave në historinë e Big Brother (VIDEO)

Nominimi kokë më kokë i Drilonit dhe Gjestit ka bërë që të thyhen rekordet e votave në çdo histori të Big Brother.

Kjo u bë e ditur nga prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, transmeton Klankosova.tv.

Shihni këtë moment në videon e mëposhtme:


00:29 – “U kry çdo sen”, Gjesti lë shtëpinë

Gjesti është eliminuar në nominimin kokë më kokë me Drilonin Big Brother VIP Kosova 3.

Është Driloni, i cili do të vazhdojë lojën brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Ndryshe, ishte Leo, i cili i çoi në nominim kokë më kokë.


00:21 – Banorët tregojnë se kë duan ta shohin jashtë shtëpisë, Drilonin apo Gjestin (VIDEO)

Sonte në nominim kokë më kokë kanë qenë Driloni dhe Gjesti me avantazhin e Leos si kapiten i javës.

E banorët kanë treguar me rend se kë duan ta shohin jashtë shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.

E mendimet ishin të barabarta, katër banorë zgjodhën Gjestin e katër të tjerët Drilonin.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


00:19 – Mbyllet televotimi, Driloni ose Gjesti do të eliminohet (VIDEO)

Është mbyllur televotimi për nominimin kokë më kokë të Drilonit dhe Gjestit.

Njëri nga këta do ta lërë shtëpinë më të famshme në vend.


23:52 – Gresa plas “bombën” ndaj Drilonit, zbulon planet për nominimet! (VIDEO)

Banorëve të shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, iu shfaq një klip tjetër në spektaklin ‘Prime’.

Në klipin që shfaq një përplasje me Gresës me Drilonin ku ky i fundit akuzohej për plane për nominime, transmeton Klankosova.tv.

“Kur kanë qenë nominimet ka ardh e ka shti dorën tek dollapi jem dhe në dorë e ka pas të shkruar Leo-Lela”, u shpreh Gresa.

“Ec moj mos rrej, po e sheh që spo mundesh me bajt e po shpif këtu”, u shpreh Driloni.

Për të parë më shumë nga debati i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


23:44 – “Xhelozia e saj dhe justifikimi që duhet të bëja për veprimet e saj”, Sara tregon pse u shkëput nga Gresa

Sara ka dhënë komentet e saj për prishjen e shoqërisë me Gresën teksa në shtëpi u shfaq klipi me përplasjet mes të dy banoreve.

Sara u shpreh se problemi kryesor në krisjen e miqësisë është xhelozia e Gresës teksa nga e njëjta u largua pasi sic thotë ‘mbeta duke justifikuar veprimet e saj tek banorët’, transmeton Klankosova.tv.

“Problemi nuk është nga ana ime po nga xhelozia e Gresës që Vullneti ka ndryshuar krevatin dhe ka ardhur aty dhe së dyti thikë pas shpine hiqe se ne kemi pasur shumë probleme sepse marrëdhënia jonë nuk ka funksionuar sepse unë kam mbetur duke justifikuar aktet e tua që ke bërë gjatë gjithë kohës” u shpreh Sara.

“Unë kam justifikuar gjatë gjithë kohës veprimet e Gresës dhe unë asnjëherë nuk e kam hedhur poshtë. U shkëputa se ngela duke të të justifikuar”, u shpreh Sara.

Edhe Gresa në anën tjetër u shpreh se gjithmonë ka mbrojtur Sarën për çka u shpreh se është akuzuar edhe nga banorët e tjerë.

“Edhe unë të kam mbrojtë në secilën situatë”, u shpreh Gresa.

Për të parë më shumë detaje nga përplasja e tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


23:40 – “Je e sëmurë nga xhelozia” – Vullneti i drejtohet me tone të ashpra Gresës

Vullneti dhe Gresa kanë debatuar me tone të larta në Prime.

Vullneti thotë se e ka marrë vesh se Gresa nuk është e besueshme për lojë.

“E kam kuptuar se nuk i është besueshëm për lojë dhe çka i tregon. Person i pakulturuar zero kulturë. Ti je e sëmurë nga xhelozia, po plas”, i është drejtuar Vullneti, Gresës.

E kjo e fundit iu është kthyer më pastaj.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


23:40 – Milaim Zeka e krahason Gresën me një buldozer (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka e ka quajtur me një emër interesant Gresën.

Ai e quajti “buldozer” Gresën, duke shtuar se ajo i mbyti të gjithë, transmeton Klankosova.tv.

“I ke qit krejt përpara”, u shpreh tutje Zeka.

Për më shumë detaje, klikoni në videon e mëposhtme:


23:28 – “Thikë pas shpine”, prishet shoqëria e Gresës dhe Sarës (VIDEO)

Është prezantuar edhe klipi ku shihet qartë prishja e shoqërisë mes Gresës dhe Sarës.

“Kjo e Shqipërisë. Vullneti e ka shuk, unë veç desha me tregu se çka është thika pas shpine”, dëgjohet duke thënë Gresa në këtë klip, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Sara qëndronte e buzëqeshur karshi saj.

Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:


23:25 – Gjesti: Krenar që na ka qitë në avantazh njërin prej neve dyve

Gjesti është shprehur i emocionuar për nominimin kokë me kokë me Drilonin.

“Mirë jam kanë shumë, hajgare, mu kujtuan vjetët, 24 data e finales e unë 24 vjet, e mu lidh. Kam pasur pak emocione. Nëse dal sonte për mua nuk është problem, jam krenar që na ka qitë në avantazh njërin prej neve dyve”, u shpreh Gjesti.


23:20 – Olta-Drenushës: Duke dashur ta kapësh “shah-mat” Xhenetën, e kape vetën!

Olta Gixhari ka dhënë opinionin e saj për krisjen e miqësisë mes Drenushës dhe Xhenetës.

Ajo u shpreh se lëvizjet e Drenushës për t’u larguar nga miqësia ishin për të kapur ‘shah-mat’ Xhenetën, por sipas saj e njëjta kapi vetën, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë lëvizje ke dashur të kapësh ‘shah-mat’ Xhentën, por në opinionin tim ke kapur vetën. Kjo është një lëvizje prej lojtareje, nuk po të gjykojmë në aspektin personal”, u shpreh Olta.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:56 – “Doli të jetë shfrytëzuese”, Xheneta e ashpër me Drenushën (VIDEO)

Pas prezantimit të klipit ku Drenusha dhe Xheneta debatojnë, sa kjo e fundit plasi dhe në vaj, ajo pati për t’i thënë diçka Drenushës.

Xheneta u shpreh se Drenusha doli të jetë shfrytëzuese, teksa shtoi se anën e saj të mirë e ka treguar vetëm me të, transmeton Klankosova.tv.

Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:56 – Përplasja mes Drenushës dhe Xhenetës që prodhoi dramë dhe lot në shtëpi!

Përplasja mes Drenushës dhe Xhenetës prodhoi dramë dhe lot në shtëpinë më të famshme në vend.

Krejt nisi nga Vullneti, i cili thotë se Xheneta po e përdorë për lojë Drenushën.

“Pse Drenusha ka dalë super agresive është faji yt”, ishte shprehur Vullneti.

E pastaj reagoi edhe Drenusha, se shkaku i Xhenetës po del keq.

“Krejt jam tu e hëngër shkaku i yt, për këtë e mora titullin manipulatore”, u shpreh Drenusha.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


22:50 – Qetësi totale në shtëpi, a i prishi nominimi matematikat e banorëve?

Nominimi më i fortë në Big Brother VIP Kosova mes Drilonit dhe Gjestit ka krijuar një qetësi totale tek banorët.

A u prishi matematikat e lojës nominimi që bëri Leo? Në këtë fazë të lojë ku numërimi prapa ka filluar, transmeton Kankosova.tv.

“Matematika e Xuxit ka pasur sukses”, u shpreh Driloni teksa Sara iu afrua tek veshi dhe duke qeshur i tha se ‘të shpëtoj unë’.

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:38 – Gjesti ndihet i rrezikuar nga nominimi, plas në vaj (VIDEO)

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti po ndihet i rrezikuar nga nominimi kokë më kokë me Drilonin.

Në oborr, ai ka pozuar para datës së finales, dhe dëgjohet duke thënë se sonte del ai, transmeton Klankosova.tv.

Madje Gjesti ka plasur dhe në vaj.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:32 – Driloni apo Gjesti, kush eliminohet sonte? Debatojnë banorët (VIDEO)

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend kanë debatuar sonte rreth nominimit kokë më kokë të Drilonit dhe Gjestit.

Ata diskutonin se kush mund të eliminohet sonte, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:24 – Leo, Gjestit: S’ka me pasë puls më – ky ia kthen

Leo është përgjigjur në pyetjen se a do të ndikojë vendimi i tij që mori sot në të ardhmen.

Ai është përgjigjur shkurt, duke hedhur kunja për Gjestin.

“S’ka me pasë puls më”, tha Leo.

Por ishte e menjëhershme përgjigjja e Gjestit.

“Gjithë ko me pasë puls”, u shpreh Gjesti.


22:20 – Nominimi Drilon-Gjesti, banorët e konsiderojnë si hakmarrje për Lelën nga Leo

Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë reaguar në mënyra të ndryshme kur kuptuan se Leo ka dërguar në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin.

Edhe banorët thanë se Leo e bërë këtë nominim vetëm për t’u hakmarrë për Lelën që ka lënë shtëpinë javë më parë, transmeton Klankosova.tv.

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:16 – Leo e dërgoi në nominim me Drilonin, Gjesti: Veç kështu mundet me na largu (VIDEO)

Leo sonte ka dërguar në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin, ku njëri prej tyre do të largohet pikërisht sonte.

E Gjesti tha se vetëm këtë mënyrë e ka Leo për ta qitur jashtë njërin prej tyre, pasi nuk mundet ndryshe, transmeton Klankosova.tv.

Edhe Driloni pati disa fjalë për këtë nominim.

Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:14 – “U munduan të më bëjnë dëm në lidhje”, Leo tregon pse dërgoi në nominim Drilonin dhe Gjestin

Leo ka bërë nominimin më fortë në Big Brother VIP Kosova kur shfrytëzoi avantazhin prej kapiteni dhe dërgoni në nominim Drilonin dhe Gjestin.

Ai madje tregoi dhe arsyen se pse e dërgoi të dy banorët në nominim, transmeton Klankosova.tv.

“Janë mundu me më bë dëm në lidhjen time kështu që kam dërgu në nominim Drilonin dhe Gjestin”, u tha Leo.


22:13 – Milaimi, Xuxit: Driloni edhe pa folur është më intelektual se ti

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka ka debatuar ashpër me Xuxin.

Ai i ka thënë se nuk është në interes të tij që të kapet me opinionistë, teksa shtoi se Driloni pa folur është më i mençur se Xuxi.

“Nuk është në interes tëndin me u kap me opinionistë.  Driloni edhe me mimik, pa folur fare është 200 herë më shumë intelektual se ti”, u shpreh Milaimi.


22:03 – “Rrugaç”, shpërthen debati mes Milaim Zekës dhe Xuxit (VIDEO)

Debat i ashpër është zhvilluar këtë Prime mes banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Xuxit dhe opinionistit Milaim Zeka.

Krejt kjo ndodhi pas prezantimit të klipit ku Xuxi shihet duke u përplasur ashpër me Drilonin, transmeton Klankosova.tv.

Ishte Milaim Zeka ai që e quajti rrugaç Xuxin, fjalë kjo që degradoi debatin mes dyshes.

Për të dëgjuar më shumë, klikoni në videot e mëposhtme:


22:01 – Tensione dhe provokime të forta mes Xuxit, Drilonit dhe Gjestit

Me tensione dhe provokime është shënuar debati në mes Xuxit, Drilonit dhe Gjestit.

Nuk mungoi fjaloi i rëndë i përdorur nga ata, sidomos i Xuxit ndaj Gjestit.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


21:36 – Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin (VIDEO)

Leo si kapiten i javës përfitoi një avantazh të madh.

Ai është përballë një sfide të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.

“Vëllai i Madh” i dha fuqinë Leos që të dërgojë në nominim kokë më kokë dy banorë, ku njëri prej tyre do largohet përfundimisht nga loja sonte.

Ai dërgoi në nominim Drilonin dhe Gjestin.


21:35 – Sfida e kapitenit, këto ishin momentet më pikante!

Sfida e kapitenit dha emocione të mëdha te banorët.

Ata dhanë gjithçka nga vetja për të marrë epitetin e kapitenit.

Megjithëse më i zoti u tregu Leo, i cili është zgjedhur kapiten për këtë javë.

Momentet më të mira mund t’i shihni në videon e mëposhtme:


21:31 – Emrat e finalistëve, përballje sy me sy mes banorëve në Prime!

Banorët e shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ janë përballur me njëri-tjetrin pasi u shfaq klipi kur veç e veç tregonin se kush e meriton finalen e kush jo.

Për shumë nga ishte e pritshme që ishin të zgjedhurit për të ndarë finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 3 që do të mbahet më 24 janar, transmeton Klankosova.tv.

E vetmja që ishte prekur nga Rovena që u shpreh se nuk e meriton finalen ishte Gresa.

Për të parë reagimin e saj dhe çfarë kundërpërgjigje pati, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:17 – Me kë do ndanin finalen banorët e BBVK 3? (VIDEO)

Banorët e shout më të madh në vend, ata të Big Brother VIP Kosova 3 i kanë treguar “Vëllait të Madh” se kush mendojnë se e meriton finalen.

Emra befasues u thanë nga shumë prej tyre, transmeton Klankosova.tv.

Për t’i kuptuar këta emra, klikoni në videon e mëposhtme:

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3 është më 24 janar.


21:14 – 24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3

Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve datën e finales së spektaklit të madh Big Brother VIP Kosova 3.

Është 24 janari i këtij viti data e finales së madhe të këtij mega showi.

Në këtë datë do të zbulohet fituesi i madh i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


Ka nisur spektakli ‘Prime’ i 24-ti me radhë i Big Brother VIP Kosova 3, të cilin assesi nuk duhet ta humbisni.

Pas shumë javësh plot me sfida, emocione dhe ngjarje të papritura gjatë këtij spektakli për banorët dhe miliona shikues do zbulohet data e finales së këtij edicioni të Big Brother VIP.

Po ashtu, sonte do të ketë një përballje kokë më kokë mes dy banorëve dhe nga kjo shikuesit do zgjedhin eliminimin e njërit prej tyre.

Një moment tjetër që do mbush shikuesit me plot emocion është nga Gjesti, i cili ka linjën e jetës.

Teksa në fund të spektaklit të sontëm, një moment tjetër tejet emocionues pritet të ngjajë me prindërit e Xhenetës.

Ata do kenë një përballje me të bijën e tyre brenda shtëpisë më të famshme.

Prime i sotëm transmetohet në Klan Kosova dhe ekskluzivisht në kanalin e Big Brother VIP Kosova në YouTube.

Ndërsa për të zhbllokuar kanalet televizive:

Përdorni kodet 0000, 1111, 2222 ose sipas radhës për të pasur qasje të plotë në spektaklin e sontëm.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme