Fluturimet e American Airlines pezullohen në të gjithë SHBA-në NULL NULL 24.12.2024 14:16 24.12.2024 14:16 Të gjitha fluturimet e American Airlines në Shtetet e Bashkuara janë me vonesë. J. David Ake/Getty Images American Airlines ka njoftuar për një “problem teknik” që ka shkaktuar vonesa në të gjitha fluturimet e saj brenda Shteteve të Bashkuara, gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimeve. “Një problem teknik po ndikon në fluturimet e American Airlines këtë mëngjes. Ekipet tona po punojnë për ta zgjidhur çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin që u kemi shkaktuar klientëve tanë”, tha një zëdhënës i kompanisë për CNN. Përpjekjet për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e fluturimeve janë duke vazhduar, transmeton Klankosova.tv.