Raportohet për zjarr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët NULL NULL 24.12.2024 13:46 24.12.2024 13:46 Foto: Euronews. Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuuar turistët. Sipas raportimeve, zjarri ndodhi në boshtet e ashensorit midis katit të parë dhe të dytë, ndërkaq numri i turistëve të evakuuar është rreth 1 mijë e 200, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, sipas burimeve të Euroneës, zjarri i shkaktuar nga nxehja e tepërt e një prej kabllove të ashensorit është vënë nën kontroll. Pas këtij zjarri të shkaktuar, qasja në kullë është kufizuar gjatë operacionit.