Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Gjilan NULL NULL 24.12.2024 11:24 24.12.2024 11:24 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një 25 vjeçar me inicialet L.I., si i dyshuar për vjedhje në një lokal në rrugën “Gjinollët” në Gjilan. Sipas njoftimit të policisë së Gjilanit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për vjedhje. Poashtu bëhet e ditur se rasti në fjalë do të procedohet në prokurorinë e këtij qyteti, transmeton Klankosova.tv.