Një person në Pejë raporton në polici se i është vjedhur arma nga vetura NULL NULL 24.12.2024 10:14 24.12.2024 10:14 Foto ilustruese e vjedhjes së veturës. Një person në Pejë ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit, Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit-pistoletë. Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.