Policia e Guatemalës përleshet me sektin hebre, shkak abuzimi me mbi 160 fëmijë NULL NULL 23.12.2024 13:05 23.12.2024 13:05 Foto nga Reuters Autoritetet në Guatemalë i kanë rezistuar përpjekjeve të anëtarëve të një sekti hebre për të rikapur 160 fëmijë të shpëtuar nga ambientet e tij. Fëmijët u morën nën kujdes të premten kur policia bastisi një fermë të përdorur nga lëvizja Lev Tahor, e cila është nën hetim në disa vende për vepra të rënda seksuale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Brendshëm, Francisco Jimenez tha se ata dyshohet se po abuzoheshin nga një anëtar i sektit. Por të dielën, anëtarët e sektit hynë në një qendër kujdesi ku po mbaheshin në një përpjekje për t’i rikthyer fëmijët, duke çuar në përleshje me policinë.