Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flet Scholz pasi vizitoi vendin ku ndodhi sulmi: Tragjedi e tmerrshme, u vranë e u plagosën shumë njerëz

NULL NULL
21.12.2024 12:54
Kancelari gjerman Olaf Scholz
Kancelari gjerman Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot gjatë ditës e ka vizituar tregun e Krishtlindjeve ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm nga një 50-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Ai u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve të viktimave për ngjarjen në fjalë dhe që humbën më të afërmit e tyre.

Scholz u shpreh i shqetësuar edhe për personat e lënduar.

“Normalisht një treg i Krishtlindjeve është një vend shumë i qetë dhe i gëzuar. Çfarë tragjedie e tmerrshme është që kaq shumë njerëz u plagosën dhe u vranë me një brutalitet të tillë në një vend si ai”, tha Scholz.

Scholz thotë se Gjermania do të ofrojë mbështetje për ata që janë prekur nga sulmi, përfshirë ata që ndihmuan viktimat.

Ai thotë se ka qenë shumë prekëse të flasësh me reaguesit e parë.

lajme të ngjashme