Udhëheqësi i ri i Sirisë pati një takim “pozitiv” me delegacionin amerikan NULL NULL 20.12.2024 16:07 20.12.2024 16:07 Udhëheqësi i ri i Sirisë, Abu Mohammad al-Jolani Një delegacion amerikan, i udhëhequr nga Barbara Leaf, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme, ka zhvilluar sot një takim me liderin e ri të Sirisë, Ahmad al-Shareh, i njohur si Abu Mohammad al-Jolani. Takimi, i cili u mbajt të premten në Damask, është përshkruar si “pozitiv” nga një zyrtar sirian që foli për AFP-në në kushte anonimiteti, transmeton Klankosova.tv. Ky është kontakti i parë midis ShBA-së dhe liderëve të rinj sirianë pas rrëzimit të Bashar al-Assadit më 8 dhjetor. Delegacioni amerikan gjithashtu po zhvillon takime me anëtarë të grupit rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS), shoqërinë civile dhe komunitete të ndryshme për të diskutuar të ardhmen e Sirisë dhe mënyrat e mbështetjes nga ShBA.