Vdes një burrë pasi ra nga lartësia brenda një qendre tregtare NULL NULL 15.12.2024 10:47 15.12.2024 10:47 Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia brenda një qendre tregtare në Birmingham. Ngjarja ka ndodhur në qendrën “Bullring & Grand Central” në Moor Street, sipas the The Sun, transmeton Klankosova.tv. Shërbimet e urgjencës u alarmuan pas raportimeve të një burri që ra poshtë nga niveli i sipërm. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë, tha policia e West Midlands. Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi një pjesë e parkimit të qendrës tregtare u mbyll pas një zjarri.