Një shtetasi serb i gjendet armë e kuti municioni në një kamion në Ferizaj NULL NULL 12.12.2024 10:32 12.12.2024 10:32 Policia e Kosovës, foto ilustruese. Një shtetasi serb, i është gjetur një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit, në një kamion në terminalin doganor në Ferizaj. “Raportohet se në një kamion që kishte ardhur nga një shtet tjetër, e që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë , është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit”. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.