Wray i tha punonjësve të FBI-së se donte të jepte dorëheqje para ardhjes së Trumpit në pushtet NULL NULL 11.12.2024 21:06 11.12.2024 21:06 Drejtori i FBI-së, Christopher A. Wray, u tha punonjësve të byrosë të mërkurën se synonte të jepte dorëheqjen përpara se të fillonte administrata Trump, duke e pranuar realitetin që presidenti i zgjedhur Donald J. Trump kishte deklaruar publikisht dëshirën e tij për ta zëvendësuar atë, raporton New York Times, transmeton Klan Kosova. Wray e bëri të ditur këtë teksa iu drejtua punonjësve të mërkurën pasdite me vërejtje se pozita e ngarkuar politikisht në FBI tani përballet me një president të ardhshëm i cili, sipas tij, “përbuz hapur agjencinë”.