Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paneli shëndetësor në ShBA shton opsionin e vetë-testimit për kancerin e qafës së mitrës

NULL NULL
10.12.2024 23:08

Një panel i shëndetit në ShBA rekomandoi që gratë të kenë mundësinë të marrin vetë mostra për testin e kancerit të qafës së mitrës.

Sipas rekomandimeve të Task Forcës për Shërbimet Parandaluese, gratë nga mosha 30 deri në 65 vjeç mund të bëjnë testin HPV çdo pesë vjet, duke e bërë atë me mostra që mund të merren nga mjeku ose vetë pacientja, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Testimi mund të rrisë numrin e grave të ekzaminuara dhe të ndihmojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Gratë gjithashtu mund të vazhdojnë të bëjnë Pap testin çdo tre vjet.

Testet janë aktualisht të disponueshme vetëm në mjedise shëndetësore, por mund të mundësohet përdorimi në shtëpi në të ardhmen.

lajme të ngjashme