Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi i bën konak kryeministrit hungarez, Orban thotë se “e ardhmja ka filluar”

NULL NULL
10.12.2024 12:01
ARKIV: Kryeministri hungarez Viktor Orban takohet me Donald Trump në Palm Beach, Florida, ShBA, 12 korrik 2024.
ARKIV: Kryeministri hungarez Viktor Orban takohet me Donald Trump në Palm Beach, Florida, ShBA, 12 korrik 2024.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka takuar presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump dhe miliarderin Elon Musk në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago, Florida, të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Orban në platformën sociale X, duke shtuar se “e ardhmja ka filluar”.

Ky nuk ishte takimi i parë mes dy liderëve, pasi ata u takuan edhe në korrik, ku diskutuan mbi “mundësitë e paqes”, siç kishte njoftuar një përfaqësues i kryeministrit.

Gjatë atij takimi, Orban kishte theksuar nevojën për një armëpushim në Ukrainë, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.

Kryeministri hungarez – një mbështetës i gjatë i Trumpit, është bërë gjithnjë e më i izoluar brenda Bashkimit Evropian për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe kundërshtimit ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Ai ka lavdëruar Trumpin si një “njeri të paqes” që do të përfundonte shpejt luftën në Ukrainë dhe beson se lidhjet e tij personale me ish-presidentin do të forcojnë pozitat e tij në një Evropë të polarizuar politikisht, duke ndihmuar aleatët e tij të ekstremit të djathtë, në një kohë kur ai po përballet me sfida të mëdha në vendin e tij.

lajme të ngjashme