City e Chelsea fitojnë, Liverpool barazon NULL NULL 04.12.2024 22:39 04.12.2024 22:39 City e Chelsea fitojnë, Liverpool barazon Lideri i tabelës së Premier League, Liverpool ka barazuar sonte në “St James Park” kundër Newcastle, me rezultat 3:3. Edhe pas këtij barazimi “The Reds”, e mbajnë kreun e tabelës me 35 pikë, shtatë më shumë se Chelsea, që është në vendin e dytë. “Blutë e Londrës” i kanë 28 pikë. Ata sonte fituan bindshëm si mysafir i Southamptonit me rezultat 1:5. Fitoren sonte e shijoi edhe City pas shtatë ndeshjesh pa fitore. Skuadra e Pep Guardiolës, fitoi ndaj Nottingham Forestit me rezultat të pastër 3:0. Aktualisht Manchester City gjendet në vendin e katërt 26 pikë.