Shqipëria bie në Ligën C NULL NULL 19.11.2024 22:45 19.11.2024 22:45 Shqipëria zyrtarisht ka rënë një kategori mëposhtë në garat e Ligës së Kombeve, nga Liga B në C. Kjo pas humbjes prej 1:2 sonte në “Air Albania” ndaj Ukrainës. Mysafirët shënuan shpejt dy gola, e atë për 10 minuta. Zinchenko në minutën e pestë dhe Yaremchuk në të 10-tën ishin golashënuesit e Ukrainës sonte. Derisa, vendasit krejt çka arritën të bënin është ngushtimi i epërsisë, përmes Nedim Bajramit. Bajrami realizoi nga penalltia minutin e 75-të. “Kuqezinjtë” shpresuan që sonte me një fitore të kishin mundësinë të vazhdonin tutje në Ligën A, por pësuan një humbje shokuese. Skuadra e Sylvinhos, nga edicioni i sivjetmë i Ligës së Kombeve, përfundoi në vendin e fundit të grupit të 1-të të Ligës B të Kombeve. Kombëtarja shqiptare, arriti t’i grumbullojë shtatë pikë duke i bërë dy fitore, një barazim dhe tre humbje nga gjashtë takimet e zhvilluara.