Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: Qeveria po ndërhyn në institucione publike, e detyroi ZKA-në të ‘korrigjojë’ veten

NULL NULL
01.11.2024 19:34
Vlora Çitaku
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është e ditur botërisht që Qeveria e Kosovës është duke ndërhyrë në institucionet e pavarura.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë kështu pas akuzave të fundit të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, se ka ndërhyrë në Raportin Kombëtar të Auditorit për vitin 2023.

“Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare”.

“Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyrën e Auditorit që të “korrigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit. 9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, ka thënë Çitaku. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme