Artistja afgane që flet për feminizmin (FOTO) NULL NULL 18.02.2016 15:00 18.02.2016 15:00 Shamsia Hassani është artiste nga Afganistani e cila ka zgjedhur të flasë për feminizmi, dhe ka zgjedhur të flasë përmes artit, transmeton Klan Kosova. Sipas gazetës “Huffington Post” një artiste si Shamsia Hassani ka disa kohë që të gjithë e kanë kërkuar. Ajo ka zgjedhur që në muret e qytetit të pikturojë qiej që simbolizojnë lirinë. Përveç që Shamsia Hassani ka arritur të bëhet artiste e grafikut në rrugë, ajo në vendin e vet gjithashtu numërohet si artisja e parë që flet për feminizmin. “Unë dua që t’i ngjyros të gjitha kujtimet e këqija të njerëzve nga lufta” . “Më anë të këtyre pikturimeve dua të tregoj të gjithë botës se të gjitha gratë e shoqërise afgane tashmë janë më të forta, sot ato nuk janë gra që rrinë vetëm në shtëpi, sot ato janë gra shumë më të forta”,është shprehur Hassani.