Suhareka e mposht Prishtinën NULL NULL 27.10.2024 15:04 27.10.2024 15:04 Foto: Fansat e Futbollit Kosovar/ FB Suhareka e mposhti Prishtinën me rezultat 2-1. Pjesa e parë e ndeshjes u krye në barazim. Vendasit qysh në fillim e nisën mirë. Mevlan Zeka i Suharekës, futi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e tretë. Rezultati ndryshoi në minutën e 31-të, pasi Ardi Ajdini i Prishtinës shënoi gol. Në barazim ishin të dy skuadrat deri në minutën e 68-të. Realizatori i golit për Suharekën ishte Liridon Fetahaj. Nga pesë ndeshjet paraprake, Prishtina ka tri fitore e dy humbje, ndërsa qëndron e treta në listë. Suhareka nga pesë ndeshjet paraprake ka dy fitore e tri humbje, e në listë mban vendin e gjashtë. Me ndeshjet e sotme mbyllet java e dhjetë e Superligës së Kosovës në Futboll.