Suhareka e Prishtina shkojnë në pushim me rezultat të njëjtë NULL NULL 27.10.2024 13:52 27.10.2024 13:52 Foto: Fansat e Futbollit Kosovar/ FB Pjesa e parë e ndeshjes mes Suharekës dhe Prishtinës, u krye me rezultat 1-1. Vendasve iu deshën vetëm tre minuta nga fillimi i përballjes, për t’i bërë që të buzëqeshin tifozët. Mevlan Zeka nga skuadra e Suharekës, ishte ai i cili e futi topin në rrjetën e kundërshtarit, në minutën e tretë. Në epërsi vendasit qëndruan deri në minutën e 31-të, kur Ardi Ajdini i Prishtinës shënoi gol. Nga pesë ndeshjet paraprake, Prishtina ka tri fitore e dy humbje, ndërsa qëndron e treta në listë. Suhareka nga pesë ndeshjet paraprake ka dy fitore e tri humbje, e në listë mban vendin e gjashtë. Me ndeshjet e sotme mbyllet java e dhjetë e Superligës së Kosovës në Futboll.