Personi që u ther me thikë në Ferizaj, jashtë rrezikut për jetë NULL NULL 28.09.2024 11:50 28.09.2024 11:50 Foto nga arkiva: Klinika Emergjente. Ditën e së premtes në Ferizaj, një person u ther me thikë disa herë. Sebep i kësaj u bë një konflikt pronësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. Drejtori i emergjencës, Naser Syla ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se i theruri është në gjendje stabile dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. “Është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Ai është në gjendje stabile”, tha Syla.