Sulmoi një grua në një qendër tregtare në Ferizaj, arrestohet 27-vjeçar që ishte në kërkim NULL NULL 24.09.2024 08:45 24.09.2024 08:45 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në një qendër tregtare në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se sulmoi një grua. Policia ka bërë të ditur se pas verifikimit të të dyshuarit, ka rezultuar se ishte në kërkim policor me urdhëresë aktive nga gjykata, me dënim burgimi prej 10 ditëve, përcjell Klankosova.tv. “Me datën 23.09.2024, rreth orës 22:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në qendrën ‘’ The Village – Shopping & Fun’’ në Ferizaj është një rast i sulmit, ku një person ka sulmuar një femër. Patrulla e policisë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar të dyshuarin J. A (M/K), i moshës 27 vjeçar, tek i cili kanë gjetur një sprej dhe një elektroshok dore pa leje”. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit rasti është iniciuar për procedurë të rregullt , ndërsa pas verifikimit të të dyshuarit, ka rezultuar se ishte në kërkim policor me urdhëresë aktive nga gjykata, me dënim burgimi prej 10 ditëve. I dyshuari J.A është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar një sprej dhe elektroshoku i dorës”, thuhet në njoftimin e policisë.