Laboratori i drogës në Prishtinë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit NULL NULL 23.09.2024 17:58 23.09.2024 17:58 Laboratori i drogës në Prishtinë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit Nga një muaj paraburgim iu është caktuar dy të dyshuarve për laboratorin e drogës që u shkatërrua nga policia gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Hyzri Talla”. Kështu bëjnë të ditur, burimet e Klankosova.tv Lidhur me rastin pati informuar edhe ministri i Brendshëm ,Xhelal Sveçla. Ndryshe, aksioni për këtë rast, sipas Policisë, erdhi pas një hetimi 10 mujor, ku u aplikuan edhe masa të veçanta hetimore. Gjatë bastisjeve është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth shtatë kilogramë. “Dyshohet që ky ‘laborator’ për përpunimin e substancave narkotike të llojit heroinë dhe kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave, të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, kishin njoftuar organet e rendit transmeton Klankosova.tv Shkatërrimi i laboratorit të drogës në kryeqytet, policia del me detaje