Nën ndikim të alkoolit, djali nga Gjilani rrah nënën e tij NULL NULL 21.09.2024 13:08 21.09.2024 13:08 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Policia ka bërë të ditur se asaj i janë shkaktuar lëndime trupore, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht viktimën –nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.