Shitësja e bukës që u bë modele NULL NULL 12.02.2016 19:00 12.02.2016 19:00 Kjo është histori tipike përrallash mirëpo për kohën e Instagramit. Një histori që tregon se ndonjëherë gjithë çfarë duhet është të jesh në vendin e duhur e në momentin e duhur, transmeton Klan Kosova. Olajumoke Orisaguna nga Nigeria, punonte si shitëse e bukës kur papritmas një ditë hasi në një vend ku aty dikush po shkrepte fotografi. Forografit Ty Bello, nuk i kishte rënë fare në sy Orisaguna derisa kur shkoi në studio dhe filloi që t’i rregulloj fotografitë e shkrepura. Në atë moment ai e kuptoi që ai kishte bërë një zbulim të hatashëm – kishte takuar papritmas një vajzë të lindur për modelje. Menjhëerë ai e postoi fotografinë e saj në Instagram duke thënë se ajo është një modele e lindur. “Çdo kush më ka pyetur nëse kjo zonjushë është modele, por në fakt kjo është një rastësi e çuditshme”. “Kur po fotografoja ajo vetëm rastisi të ishte aty pranë. Ajo me patjetër duhet të bëhet modele, do isha shumë i lumtur nëse do i ndihmoja asaj që të krijonte një karrierë, gjithmonë nëse ajo është e interesuar”. “Është shumë e bukur dhe po mundohem që ta gjej prapë. Çdo kush që e njeh, ju lutem më ndihmoni”, kishte shkruar Bello në Instagram. Shumë shpejt bukë-shitësja u gjet, dhe ajo ishte një nënë e dy fëmijëve. Bello vendosi që për Olajumoke të bënte një dokumentar të shkurtë si dhe bukë –shitësja u vendos në kopertinën e revistës, Style. Mënyra se si ajo pozonte përpara kamerës, totalisht natyrshëm e ka fasionuar fotografin. “Ajo qëndronte përpara aparatit dhe unë për pak sa nuk e njihja”. “Olajumoke madje edhe ecte ndryshe e në atë moment unë e dija që ne kemi gjetur një yll”, ka shkruar Bello. Të hënën, Olajumoke e ka nënshkruar një kontratë me agjencinë e modeleve, Few Models.