Shqiptarët e Spartës pozojnë me flamurin Kuq e Zi pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve NULL NULL 28.08.2024 08:36 28.08.2024 08:36 Sparta e Pragës e siguroi garimin në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024-25. Klubi kryeqytetas e mundi Malmon vajtje-ardhje, ku i sapoardhuri Albion Rrahmani debutoi me gol. Pas ndeshjes, katër shqiptarët e këtij klubi, Rrahmani, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci dhe Qazim Laçi kanë pozuar me flamurin kuq e zi. Madje ka qenë vetë klubi çek që e ka postuar fotografinë në rrjetin social, X.