Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët Kuq e Zi në “Arbëri” të Italisë

NULL NULL
24.08.2024 10:05
Tifozët kuq e zi në "Arbëri" të Italisë
Tifozët kuq e zi në "Arbëri" të Italisë

Reportazhi i tretë në kuadër të emisionit “Gjuha jonë” në Klan Kosova, iu dedikua dashurisë ndaj Kombëtares Shqiptare të futbollit dhe Tifozëve Kuq e Zi.

Në Horë të Arbërshëve, në Sicili të Italisë, djemtë arbërorë janë tifozë Kuq e Zi.

Ata janë çdo kund ku janë djemtë dhe vajzat që bëjnë tifo për kombëtaren shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri e Itali.

Janë afro 30 anëtarë që në selinë e katundit të vet mblidhen çdo ditë.

Muhabetet mes tyre janë të gjata, kur kryefjalë është kapiteni legjendar i shqiptarëve, Lorik Cana.

“Ultras Curva West” është emri i grupi që të rinjtë e Horës e kanë emërtuar.

Përveç kësaj, në katundin e vet, kanë edhe klubin e futbollit të Horës, “Shën Gjergji”, i cili për president ka një emigrant shqiptar nga qyteti i Beratit.

Ndiqeni të plotë reportazhin:

lajme të ngjashme