Rama: Shqiptari Ismail Kadare që i takon botës po përcillet rastësisht me figurën e Nënë Terezës NULL NULL 03.07.2024 13:01 03.07.2024 13:01 Foto nga arkiva: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në homazhe bashkë me të shoqen, Linda Rama. Ai para të pranishmëve tregoi për duart e Nënës Tereza që ishin të vendosura në skenën ku ishte arkivoli i Kadares. “Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”, ka thënë Rama./tch/