Dialogu në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq nesër priten në takim nga Borrell NULL NULL 25.06.2024 08:30 25.06.2024 08:30 Josep Borrell, Miroslav Lajçak, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Foto: BE Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër më 26 qershor do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Në Bruksel, ata do të priten në takim nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar për media nga Shërbimi Diplomatik i BE-së. Në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh”. Bashkimi Evropian thekson se në takime do të analizohet ajo që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrell dhe “do të fokusohen në rrugën përpara”. “Do të ketë deklarata për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë përpara dhe në fund të takimeve në ndërtesën e EEAS”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025