Begaj për Adem Jasharin: Burra të tillë rrallë i lindë historia NULL NULL 12.06.2024 11:01 12.06.2024 11:01 Adem Jashari Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 25 vjetorin e çlirimit të vendit. Fjalim rastin mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai kujtoi kontributin e madh të presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Nuk mbeti pa u përmendur as sakrifica e familjes Jashari, të cilët i quajti “flakadanë të lirisë”. “Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lindë historia”, tha Begaj. I pari i shtetit shqiptar kujtoi edhe trimat e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb. Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri.