Një grua në Mitrovicë ankohet se bashkëjetuesi e kanosi dhe tentoi ta nxjerrë nga banesa NULL NULL 02.06.2024 09:41 02.06.2024 09:41 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një grua në Mitrovicë të Veriut është ankuar në polici se është duke pësuar dhunë nga personi me të cilin bashkëjeton. Sipas ankueses, ai të shtunën edhe e ka kanosur atë, dhe ka tentuar që me forcë ta nxjerrë nga banesa. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ankuesja ka refuzuar tretmanin mjekësor si dhe ka refuzuar të dërgohet në strehimore, ndërsa i është dhënë urdhër i përkohshëm për mbrojtje emergjente, tha policia, raporton Klankosova.tv.