A ka pengesa kushtetuese U.D. e presidentes për ta dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit? NULL NULL 13.07.2026 11:43 13.07.2026 11:43 Albulena Haxhiu dhe Zjenullah Gashi Organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit kanë vlerësuar se procedura është zhvilluar në mënyrë transparente, objektive dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, duke shtuar se nuk ekzistojnë pengesa kushtetuese apo ligjore që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ta dekretojë kandidatin e nominuar për këtë pozitë, Zejnullah Gashin. Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i pyetur nëse ushtruesja e detyrës së presidentit ka kufizime në dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, tha se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese e kanë sqaruar këtë çështje. “Ka aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që e ka bo të qartë që për shkak të administrimit të procesit të drejtësisë, edhe ushtruesi i detyrës së presidentit faktikisht nuk ka ndonjë kufizim, unë besoj që nuk ka asnjë problem që thjesht ta dekretoj kandidatin për kryeprokuror të shtetit. S’ka pengesa kushtetuese ligjore për shkak se e dini ka ekzistu procesi i amandamenteve kushtetuese atëherë për zgjedhjen e presidentit dhe atëherë gjykata i ka sqaru mjaft mirë që edhe ushtruesi i detyrës së presidentit mund t’i kryej të gjitha funksionet pa asnjë problem”, tha ai për Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv. Edhe Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerësoi se procesi është zhvilluar në përputhje me standardet ligjore dhe rregullative. Ai shtoi se pas nominimit të Zejnullah Gashit nga KPK-ja, procesi tashmë kalon në Presidencë. “Pra sot përfundoi edhe procedura sa i përket pjesës që ka pas Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Prokurorial e nominoi zotrin Gashi për kryeprokuror të shtetit, tash e kemi procedurën tek presidentja e shtetit për ta dekretuar të njëjtin. Republika e Kosovës ka mbetur me ushtrues detyre gati 5 vite, pozita e kryeprokurorit të shtetit qysh e thash në fillim të herës që është pozita më e rëndësishme brenda sistemit prokurorial që garanton funksionim dhe mbarëvajtje të duhur të sistemit prokurorial, dhe për këtë arsye siç kemi pas thirrje si organizatë më herët por edhe vetë raportet ndërkombëtare, konkretisht Raporti i Progresit, që ka ba thirrje që kjo pozitë me u plotësu pas një procesi tërësisht objektiv, transparent dhe të barabartë mes kandidatëve, për këtë arsye i nevojitet kryeprokurori i shtetit dhe është e domosdoshme dhe me një far forme urgjente që ta kemi edhe kryeprokurorin e shtetit me kompetenca të plota në drejtim të luftimit të dukurive dhe kriminalitetit në Republikën e Kosovës si instanca më e lartë brenda sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”, tha ai.