Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani kundërshton Trumpin: “Marrëveshja pa armë bërthamore” është e pavërtetë

NULL NULL
13.07.2026 12:32

Irani ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, se Teherani ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor.

Trump deklaroi të dielën për NBC se gjatë bisedimeve të fundjavës, Irani kishte pranuar një “marrëveshje të përkryer” për SHBA-në, duke shtuar se Teherani kishte hequr dorë nga programi bërthamor.

Megjithatë, të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cilësoi këto pretendime si “plotësisht të pavërteta”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, gjatë takimit të zhvilluar të shtunën në Oman, mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit, nuk është diskutuar asnjë çështje tjetër përveç ngushticës së Hormuzit.

Baghaei shtoi se ndërmjetësuesit po vazhdojnë përpjekjet për të çuar përpara negociatat mes dy vendeve.

 

lajme të ngjashme