Llukar: Banorët duan zgjidhje për rrugën dhe kanalizimin (VIDEO) NULL NULL 13.07.2026 12:26 13.07.2026 12:26 Banorët e rrugës “Muidin Aliu” në fshatin Llukar të Prishtinës janë ankuar për gjendjen e infrastrukturës në këtë zonë. Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, një banor tha se rruga ka mbetur e pashtruar prej vitesh, ndonëse rrugët e tjera në fshat janë asfaltuar. “Ne jemi këtu me shtëpi tash e më shumë se 30 vjet. Të gjitha rrugët e tjera janë shtruar, ndërsa kjo ka mbetur. Ndoshta edhe për fajin tonë që nuk kemi kërkuar më herët”, tha ai. Banorët theksojnë se, përveç mungesës së asfaltit, zona ende nuk ka kanalizim. Ndiqni prononcimin e plotë: