Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvogëlohet për 90% migrimi i shqiptarëve në Britani të Madhe

NULL NULL
22.05.2024 17:44

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me Shqipërinë në dy vitet e fundit migrimi i shqiptarëve në Britani të Madhe ka rënë për 90 për qind.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se bashkëpunimi me Shqipërinë është një model i çmueshëm i cili duhet të përsëritet edhe për partnerët e tjerë evropianë.

“Faleminderit kryeministrit Edi Rama”, ka shkruar Cameron në shqip.

Ai ka shpërndarë një video të Ministrisë së Jashtme britanike në të cilën tregohet shifra prej 90 për qind të zvogëlimit të migrimit të shqiptarëve. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme