Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria kërkon paraburgim për babë e bir të arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasje

NULL NULL
16.05.2024 14:45
Gjykata, drejtësia çekiqi

Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve S.T dhe A.T (babë e bir), të dyshuar për “Fajde” dhe “Shtytje në vetëvrasje”.

Lajmi u bë i ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente”, tha ajo,

Të dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e një të riu, i cili u gjet pa shenja jete para dy ditësh në Graçanicë.

Derisa gjatë ditës së djeshme në Shqipëri u arrestua edhe i dyshuari i tretë.

E.G, i cili ishte arratisur është kapur me kërkesë të Interpolit.

Rasti i fajdeve në Graçanicë, kapet në Shqipëri i dyshuari i tretë

Babë e bir arrestohen, dyshohen për fajde dhe vdekjen e një burri

lajme të ngjashme