Indi: Sulmohen disa studentë teksa po faleshin në muajin e Ramazanit NULL NULL 18.03.2024 08:41 18.03.2024 08:41 Policia ne Indi Policia në Indi ka arrestuar dy persona pasi disa studentë të huaj u sulmuan në një hotel teksa ishin duke falur në muajin e shenjtë të Ramazanit. Zyrtarët thonë se një debat i ashpër rreth vendndodhjes së lutjeve çoi në sulmin fizik në Universitetin Gujarat në Indinë perëndimore të shtunën. Burime policore thanë se pesë studentë janë trajtuar për lëndime. Ministria e Jashtme e Indisë tha se qeveria e Gujarat po ndërmerrte “veprim të rreptë” kundër autorëve. Tre nga studentët e plagosur kanë dalë nga spitali, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje stabile, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.