Ballkani-Llapi, dueli i sotëm mund të vendos titullin NULL NULL 16.03.2024 08:50 16.03.2024 08:50 Sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë ballafaqimi në mes Ballkanit dhe Llapit. Ndeshja do të zhvillohet në Suharekë, duke filluar nga ora 13:00. Kampioni aktual renditet në vendin e parë me 51 pikë, teksa llapianët janë një pozitë më poshtë me një pikë më pak. Në ndeshjen tjetër, Malisheva do t’i shkon skuadrës së Lirisë që thuajse e ka siguruar biletën për në Ligën e Parë. Edhe kjo përballje do të luhet duke filluar nga ora 13:00./Klankosova.tv.