Opozita për manastirin: “Edhe u fikëm, edhe u koritëm” (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 14.03.2024 20:31 nga Flamur Gajtani 14.03.2024 20:31 Manastiri i Deçanit Deklarimet si opozitar për tokat e manastirit, iu kthyen ‘boomerang’ të enjten. Partitë nga minoranca po e kritikojnë kryeministrin Albin Kurti i cili të mërkurën morri vendim për t`ia dhënë 24 hektarë Manasirit të Deçanit. Për partinë më të madhe opozitare, Kurti ra ndesh me krejt fjalë e thëna. Për kreun e LDK-së, shkeli premtimet për të qëndruar në pushtet. E lideri i Aleancës, konsideron se presioni mbi Kosovën do të rritet tashti. Se Kosova s`kishte nga t`i ikte zbatimit të këtij vendimi e pohon Aleanca Kosova e Re. Dekreti për këto prona, i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.