Zëvendëskryeministri i Ukrainës: 160 tonë drithë ukrainas janë shkatërruar në Poloni NULL NULL 25.02.2024 16:40 25.02.2024 16:40 Drithi ukrainas Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, ka bërë të ditur se rreth 160 tonë drithë ukrainas u shkatërruan në një stacion treni polak. “160 tonë drithë të shkatërruar ukrainas. Drithi ishte në tranzit në portin e Gdansk dhe më pas në vende të tjera”, është shprehur ai përmes një postimi në “X”. Ai është shprehur se ky është rasti i katërt që gjëra të tilla ndodhin në stacionet hekurudhore polake, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Rasti i katërt i vandalizmit në stacionet hekurudhore polake. Rasti i katërt i pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë”, ka thënë ai.