Shefi i OKB-së kërkon qetësi në zgjedhjet në Pakistan NULL NULL 08.02.2024 22:18 08.02.2024 22:18 Foto nga Arkivi: Shefi i OKB-së:: Antonio Guterres Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka inkurajuar liderët politikë dhe civilë të Pakistanit që të mbajnë një “atmosferë të qetë”, sipas agjencisë shtetërore Associated Press të Pakistanit. Në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se ishte “i shqetësuar për raportet e incidenteve të dhunës dhe viktimave”, si dhe pezullimin e shërbimeve të komunikimit celular, transmeton Klankosova.tv. “Ndërsa Pakistani pret rezultatet e zgjedhjeve, unë inkurajoj të gjithë liderët politikë dhe segmentet e shoqërisë që të ruajnë një atmosferë të qetë, si dhe të përmbahen nga përdorimi i dhunës dhe çdo veprim që mund të rrisë tensionet”, thuhet në deklaratë. “Është e rëndësishme që të gjithë kandidatët dhe mbështetësit të sigurojnë që të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit të respektohen plotësisht në interes të popullit pakistanez dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje që mund të lindë përmes procedurave të përcaktuara ligjore”, shtoi ai.