Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anija fundoset pranë Tunizisë me më shumë se 40 sudanezë në bord, 13 prej tyre vdesin

NULL NULL
08.02.2024 18:18
Foto ilustruese, emigrantët

Të paktën 13 emigrantë sudanezë kanë vdekur dhe 27 të tjerë janë zhdukur pasi anija në të cilën ndodheshin u fundos në brigjet e Tunizisë, tha një zyrtar tunizian.

Vetëm dy persona në bord mbijetuan, ndërsa operacionet e kërkimit ishin duke u zhvilluar për të zhdukurit, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo është fatkeqësia e fundit që goditi emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika në Evropë.

Sudani u zhyt në një luftë civile rreth 10 muaj më parë, duke detyruar të paktën nëntë milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

lajme të ngjashme