ShBA thotë se goditi gjashtë raketa lundruese Houthi në Jemen NULL NULL 03.02.2024 21:55 03.02.2024 21:55 Shtetet e Bashkuara të Amerikën kanë goditur gjashtë raketa lundrimi Houthi në Jemen të shtunën. Kjo është bërë e ditur nga Komanda Qendrore e ShBA-së, një ditë pasi shkatërruan një seri dronësh Houthi si në ajër ashtu edhe në tokë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se SHBA-ja goditi raketat lundruese, derisa Houthi po përgatitej t’i lëshonte ato kundër anijeve në Detin e Kuq. Ndërkaq, komanda tha se të premten forcat amerikane rrëzuan gjithsej tetë dronë dhe shkatërruan katër të tjerë.