Mbi 40 të vrarë në Khan Younis gjatë 12 ditëve të fundit NULL NULL 03.02.2024 19:35 03.02.2024 19:35 Foto nga arkiva. Khan Younis Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) ka raportuar se 43 persona janë vrarë nga Izraeli në Khan Younis gjatë 12 ditëve të fundit. PRCS ka bërë të ditur se tre punonjës të ndihmës ishin në mesin e të vrarëve, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “PRCS i sheh me seriozitet maksimal sulmet e përshkallëzuara nga okupimi në objektet e saj në Khan Yunis, që rezultuan në vrasjen e 43 personave, duke përfshirë tre anëtarë të ekipit tonë, dhe plagosjen e 153 të tjerëve, për shkak të shënjestrimit të tyre brenda degës së PRCS gjatë rreth dymbëdhjetë ditë të vazhdueshme dhe shënjestrim”, thuhet në deklaratë. PRCS pretendoi se ushtria izraelite kishte hapur zjarr drejtpërsëdrejti në selinë e tyre dhe spitalin Al Amal, ku tha se më shumë se 7 mijë njerëz të zhvendosur po kërkojnë strehim.