Zelenskyy informon Uashingtonin se do të shkarkojë shefin e ushtrisë NULL NULL 03.02.2024 17:15 03.02.2024 17:15 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe komandanti i ushtrisë, Valeriy Zaluzhny Disa media perëndimore sugjerojnë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka informuar Uashingtonin se do të shkarkojë Valeriy Zaluzhnyi, kreun e forcave të armatosura të Ukrainës. Thashethemet për shkarkimin e tij të afërt kanë qarkulluar dhe zakonisht i referohen mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy burrave, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv. Uashingtoni nuk ka bërë asnjë koment, duke thënë se kjo është çështje e Ukrainës dhe jo e ShBA-së. Ndërkohë, të premten mbrëma u dëgjuan sirenat ajrore në të gjithë Ukrainën juglindore derisa grupe dronësh rusë u raportuan që po shkonin drejt qyteteve Kryvi Rih, Kherson, Dnipro dhe Odesa.