UNRWA mund të mbyllet deri në fund të shkurtit nëse financimi nuk rifillon NULL NULL 01.02.2024 15:54 01.02.2024 15:54 Foto: Arkiv Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) tha të enjten se ka shumë të ngjarë të detyrohet të mbyllë operacionet e saj në Lindjen e Mesme, përfshirë Gazën, deri në fund të muajit nëse financimi nuk rifillon Një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Britaninë, kanë ndërprerë fondet e tyre për agjencinë e ndihmës pas akuzave se disa staf të UNRWA-s ishin përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit në Izraelin jugor. “Agjencia mbetet organizata më e madhe e ndihmës në një nga krizat humanitare më të rënda dhe komplekse në botë,” tha në një deklaratë Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini. “Nëse financimi mbetet i pezulluar, me shumë mundësi do të detyrohemi të mbyllim operacionet tona deri në fund të shkurtit jo vetëm në Gaza, por edhe në të gjithë rajonin”. Ofensiva izraelite e nisur pas sulmeve, në të cilat rreth 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng, ka zhvendosur shumicën e popullsisë së Gazës, ka lënë shumë shtëpi dhe infrastrukturë civile në gërmadha dhe ka shkaktuar mungesë akute të ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Grupet e ndihmës dhe agjencitë e tjera të OKB-së u kanë kërkuar donatorëve të vazhdojnë të mbështesin UNRWA-n, me kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) duke paralajmëruar të mërkurën se defondet do të kishin “pasoja katastrofike” për popullin e Gazës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet izraelite kanë kërkuar prej kohësh që agjencia të shpërbëhet, duke argumentuar se misioni i saj është i vjetëruar dhe nxit ndjenja anti-izraelite, diçka që UNRWA e ka mohuar fuqishëm. Të mërkurën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti thirrjen e tij për të përfunduar mandatin e UNRWA-së. UNRWA, zyrtarisht Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, u themelua në vitin 1949 nga Asambleja e Përgjithshme e KB pas luftës që rrethoi themelimin e Izraelit si shtet hebre, kur 700,000 palestinezë u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre.