Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Al Jazeera: Zbulohet një varr masiv në Gazën veriore

NULL NULL
01.02.2024 11:10
Palestinezët inspektojnë vendin e një sulmi izraelit në një shtëpi në Jabalia në Rripin verior të Gazës
Foto nga arkivi: Palestinezët inspektojnë vendin e një sulmi izraelit në një shtëpi në Jabalia në Rripin verior të Gazës.

Rrjeti televiziv Al Jazeera raporton për zbulimin e një varri masiv të të burgosurve palestinezë, të cilët u prangosën, iu mbuluan sytë dhe u hodhën në mbeturina në një shkollë në Gazën veriore.

Sipas avokates, Diana Buttu, kjo është dëshmi që forcon vendimin e GJND-së se ekziston një rrezik i besueshëm që Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse Izraeli u dërgua në GjND”, tha avokatja me bazë në Ramallah për Al Jazeera, duke shtuar se Izraeli ka kryer krime lufte kundër palestinezëve që nga viti 1948 dhe askush nuk i ka kërkuar ndonjëherë përgjegjësi Izraelit.

Ky incident, nënvizoi Buttu, është padyshim një krim lufte dhe bota duhet të bëjë diçka për të. Ajo tha se këto lloj provash duhet të ruhen, por kjo mund të ndodhë vetëm nën një armëpushim.

lajme të ngjashme